Skip to content

Masakroi gruan me thikë në Volos, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

640 0 1755955069xmaketa gunaikoktwnia 416

40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci që masakroi gruan e tij ditën e djeshme në Volos të Greqisë, është vënë në pranga. Protothema shkruan se Nakoleci është vënë në pranga mesditën e sotme në rrugën Pagason në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal.

Sipas informacioneve, ai ishte fshehur në një parking.

Dje Nakoleci u arratis menjëherë pasi vrau nënën e katër fëmijëve të tij me thikë. Ndërsa të hënën, më 25 gusht, pritet të kryhet autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

Vrasja e shqiptares në Volos

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë.

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e saj duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami.