Skip to content

“Do t’u shërbejë mbi 60 mijë banorëve”, Rama: Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet

GJIROKASTËR- Spitali i Gjirokastrës po rilind!

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili ndau disa pamje me ndjekësit në rrjetet e tij sociale.

Ky spital me përfundimin e tij tha Rama do t’u shërbejë mbi 60 mijë banorëve të zonës, por dhe qindra apo mijërave turistëve, të cilët zgjedhin të vizitojnë nga afër qytetin e gurtë, që vijon të jetë një atraksion i veçantë në çdo stinë.

Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet, për t’u shërbyer mbi 60 mijë banorëve të zonës dhe qindra mijëra turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë”, shkruan Rama.