Skip to content

VIDEO/ U kap me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet i riu në Durrës

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi shiste doza kanabisi në zonën e plazhit. Në pranga ka rënë i riu Klajdi Ozmaj.

Gjatë operacionit “Seaside” janë sekuestruar edhe lëndë narkotike kanabis e ndatë në doza gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.