Dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit video e performancës së dy motrave shqiptare, Ina dhe Serena Sinani, të quajtura “Sindolls”, në “The Voice of Italy.”

Ato mahnitën publikun dhe jurinë me performancën e tyre rep, teksa kënduan këngën “Shumë pis” të Era Istrefit dhe Ledri Vulës. Megjithëse të katër antarët e jurisë shtypën butonin për t’i përzgjedhur, binjaket vendosën të menaxhoheshin nga artisti i njohur Gue Pequeno.

Ditën e sotme, Ina dhe Serena kanë folur për herë të parë në një intervistë për “Klubin e mëngjesit”, ku kanë treguar për eksperiencën dhe pritshmëritë e tyre në “The Voice”.

Sipas “News31”, të pyetura nëse do të donin të ecnin në rrugën e Elhaida Danit, e cila fitoi disa vite më parë “The Voice of Italy”, ato u shprehën se e dëshironin patjetër këtë gjë.

“Elhaida u prezantua me një tjetër stil dhe ishte me profesioniste, por padyshim që dhe ne e synojmë fitoren në “The Voice”, edhe pse lëvrojmë në një tjetër stil.”

Gjithashtu, dy motrat nga Tirana rrëfyen se kanë dëshirë të eksperimentojnë me muzikë në shqip edhe në fazat e tjera të “The Voice”.D

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re