Skip to content

“Mos shkoni, kam parë ëndërr të keqe”/ Detaje të trishta nga aksidenti që u mori jetën dy motrave në Sarandë: Gjyshja u tha…

IMG 7173 1140x570 1

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku 22 dhe 20 vjeç.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme, ato kishin marrë lejë tek prindërit për të pirë një kafe në Sarandë, duke marrë me vete edhe shoqen e tyre, Antonela Zhupa, e cila mbeti e plagosur.

Madje ato donin të merrnin edhe vëllain e tyre të vogël 10 vjeç, i cili është i sëmurë, por që babai i kishte thënë se “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la vajzat të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se, “kam parë një ëndërr të keqe”.

Drama e familjes rëndohet, pasi djali 10-vjeçar vuan nga leucemia. Dy viktimat ishin motrat më të mëdha të familjes Dhimaku, me banim në fshatin Kopaçez.