Ai e bëri të qartë se qeveria amerikane nuk po e financon më Ukrainën, duke ia hedhur fajin për mënyrën se si e ka trajtuar situatën administratës Biden.
Donald Trump e bëri të qartë se qeveria amerikane nuk po e financon më Ukrainën, duke fajësuar administratën Biden për keqmenaxhimin e situatës. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se nuk kishte pasur diskutime rreth detajeve të garancive të sigurisë për Ukrainën, duke shtuar se përparësia e tij është t’i japë fund luftës që Rusia e nisi me pushtimin e saj.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se kishte folur me Presidentin rus Vladimir Putin që nga dita kur udhëheqësit evropianë vizituan Shtëpinë e Bardhë, por nuk zbuloi detajet e bisedës së tyre.
Kur u pyet pse Putin nuk duket se dëshiron të takohet me Zelenskyn, Trump u përgjigj se Putin “nuk e pëlqen atë”. Trump tha gjithashtu se dhe ai ka disa njerëz që nuk i pëlqen dhe nuk dëshiron t’i takojë, por pranoi se në disa raste, duhet të takohet edhe nëse nuk i pëlqejnë .
