Skip to content

I angazhuar për fikjen e zjarreve, helikopteri bie në liqen

900 0 1756146692xscreenshot 10 567

Një incident ndodhi të dielën në Liqenin Rosporden të Francës, ku një helikopter tip Morane 29 u rrëzua gjatë një misioni për shuarjen e një zjarri.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendngjarja, helikopteri po kryente një manovër për të mbushur një kovë me ujë nga liqeni, kur piloti humbi kontrollin mbi mjetin fluturues.

Helikopteri filloi të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar dhe brenda pak sekondash u përplas me forcë në ujë, duke u shpërbërë në copa.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.