Skip to content

EMRI/ Në kërkim për disa vjedhje, arrestohet skifteri në Vlorë

Capture 13

• Dritan Bardhi., 37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është autor i disa vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjes të kryera gjatë vitit 2025, konkretisht:

• më datë 25.02.2025, ka hyrë me forcë në një dyqan në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, ku ka vjedhur disa produkte elektrike;
• po më datë 25.02.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një dyqan në lagjen “Pavarësia 3”;
• më datë 23.07.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një magazinë në lagjen “1 Maji”;
• më datë 14.08.2025, ka vjedhur materiale të ndryshme me vlerë rreth 3000 euro, në një tjetër magazinë në lagjen “1 Maji”.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Femri ne kerkim per disa vjedhje arrestohet skifteri ne vlore%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.