Skip to content

Situata me zjarret/ Vihet nën kontroll vatra në Bogovë, vijon monitorimi


Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se vatra e zjarrit në Bogovë, Skrapar, është vënë nën kontroll të plotë në të gjithë perimetrin e saj.

Forcat operacionale, që kanë nisur punën prej orës 5:30 të mëngjesit, kanë ndjekur vijën e zjarrit dhe kanë siguruar perimetrin e jashtëm të tij.

Për momentin, situata është nën kontroll dhe po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut, që po sigurojnë vazhdimësinë e mbajtjes nën kontroll të flakëve.