Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që po ecte në rrugë.
Dyshohet se e dëmtuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë për trajtim. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal gjatë lëvizjes në këtë zonë.
