Në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve, kryeministri Edi Rama solli dëshmi nga ekipet e shpëtimit që u angazhuan në evakuimin e banorëve dhe shuarjen e flakëve.
Rama u shpreh se flakët u vendosën nga duart e mendjeve kriminale, ndërsa theksoi se fatkeqësisht jo rrallë u mbështetën edhe nga gjyqtarë të vendit.
“Forcat e ushtrisë ndërmerrnin cdo iniciative, një oficer sfidoi vdekjen për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Banorët nuk pranonin evakuimin, u morën në krah, nga zjarrfikësi, telefonat u bllokuan nga nxehtësia, kam vrapuar 100 metra për të gjetur zjarrfikësen rash pa ndjenja
Në Mat, ku i madh e i vogël ka humbur toruan, zjarrfikës me trimëri të admirueshme evakuojnë pa e carë kokën për tymin që mund të rrezikonte jetën e tyre.
Të gjitha këto janë fjalë të dala mes zjarreve, se cfarë kanë përjetuar mijëra burra e gra me uniformë. Mes tyre ka edhe jetë të dyta, si komisari Troci.
Jetë sfiduese të flakëve si Gëzim Marku, zjarrfikësat kombëtare sic njihen ndryshe janë jetë të hedhura mes zjarreve. Jam i bindur se kur morën detyrën nuk e kanë menduar edhe pse e kanë ditur se do kishin orë fluturimi shtesë, prapë se prap, nuk e kanë ditur se për hir të jetës së të tjerëve apo pasurive natyrore do rrezikonin jetën e tyre, duke sfiduar edhe kufijtë e rezistencës fizike të trupit, që është rrezik më vete për pilotin, nuk i ka shkuar në mend.
Kronika e kësaj vere, ende nuk ka përfunduar rreth 10 mijë forca mbeten të gatshme kundër përbindëshit të flakëve, që mbin nga duart e mendjeve kriminale që jo rrallë gjejnë aleatë në radhët e gjykatësve të këtij vendi.” u shpreh Rama.