
Kontrabanda e karburantit me autobot çon në pranga 2 persona të dyshuar dhe një i tretë u shpall në kërkim nga policia e Fierit, si bashkëpunëtor në krim.
Në pranga ranë Blertian Dulaj dhe Mario Margilaj, 49 dhe 58 vjeç, banues në Fier, kurse në kërkim është E. R., 34 vjeç.
Operacioni është koduar “Liquid” dhe u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative.
Autoboti dhe lënda hidrokarbure u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kurse dosja për rastin do hetohet më tej nga Prokuroria e Fierit, me akuzat “tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “ruajtja dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”.
