Skip to content

Aksion policor në Shkozet të Durrësit, shoqërohen dy persona

1756317852 policiaedurresit

Një aksion i zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Durrësit po vijon në zonën e Shkozetit, ku janë shoqëruar disa persona.

Të arrestuarit janë kapur me armë zjarri të tipit pistoletë.

Sipas burimeve policore, dy personat e ndaluar janë përsëritës të kësaj vepre penale dhe po hetohet nëse janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.

Informacione të mëtejshme priten të publikohen në orët në vijim.