
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Dëshiran, ku një banesë është përfshirë nga flakët, dyshohet si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit.
Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit H. C., 85 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Ende nuk raportohet për gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve për të shmangur përhapjen e tyre në banesat përreth.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.



