Skip to content

I mituri në gjendje të rëndë, fasulja i ngec në rrugët e frymëmarrjes! Niset me urgjencë në Tiranë

640 0 ambulanca naten 620x350 780x439 770x433 1 1749321370 1

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e frymëmarjes.

Sipas raportimeve në media, kokrra e fasules i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes, gjë që ka bërë që gjendja e të miturit të përkeqësohet.

Fëmija është paraqitur menjëherë në Pediatrinë e qytetit juglindor, por duke parë përkeqësimin e gjendjes së tij, ai është nisur ugjentisht në drejtim të Tiranës.