Komisioni i Pastërtisë dhe Figurës është mbledhur për procesin e zgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni përbëhet nga dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Eneid Nakuçi, kryetarja e Apelit të GJKKO-së Saida Dollani dhe dy agjentë të BKH-së, pjesë e Komisionit.

7 kandidatët kanë paraqitur kësaj periudhe dokumentacionin e kërkuar dhe miratimin për t’iu ushtruar kontroll pasuror dhe të figurës për vete dhe rrethin familjarë të tyre. 7 kandidatët do të shortohen për t’u përcaktuar relatori nga anëtarët e Komisionit, i cili do të merret me secilin prej kandidatëve.

Ndërkohë nga ana tjetër, më datë 1 shtator, në orën 11:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar mbledhjen për të konstatuar përfundimin e mandatit të Aida Hajnajt që ka mbajtur për 5 vjet postin e drejtorit të BKH-së, dhe deri në përzgjedhjen e dërgimin e emrit që propozohet nga SPAK, BKH do të drejtohet nga zv.drejtori i kësaj Byroje, Joni Keta i cili është njëherësh kandidat për të marrë drejtimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re