Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka lokalizuar dhe arrestuar shtetasin E. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 03.03.2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Njoftimi:
Kapet dhe vihet në pranga një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë për vrasje.
Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit:
E. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 03.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
