Skip to content

Kontrabandë mallrash dhe fshehje të ardhurash, arrestohet administratorja e një marketi në Sarandë


Administratorja e një marketi në Sarandë është vënë në pranga, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet administratorja e një marketi, për kontrabandë mallrash që paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash.

Sekuestrohen mbi 400 produkte kozmetike dhe qindra artikuj të tjerë pa fatura blerjeje.