
Pesë persona që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin janë marrë nën akuzë nga Policia e Korçës.
Të dyshuarit janë 2 persona nga Elbasani, të tjerët nga Shkodra, Tirana dhe Gramshi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për K. I., 60 vjeç, dhe L. Gj., 41 vjeç, banues në Elbasan, D. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, V. C., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shodër dhe K. H., 33 vjeç, banues në fshatin Bersnik, Gramsh”, tha policia vendore.
