Skip to content

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 26 vatra zjarri në vend. Nga këto vatra, 21 janë shuar plotësisht, 4 vijojnë ende aktive

640 0 1725018414xzjarret home 300824 768x407 999

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 26 vatra zjarri në vend. Nga këto vatra, 21 janë shuar plotësisht, 4 vijojnë ende aktive, ndërsa 1 vatër ndodhet në monitorim nga autoritetet përkatëse.

Vatra të izoluara dhe të shuara

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në: Havalehas (Kuçovë), Krutje (Lushnjë), Rubjek (Shijak), Lagjja nr.10 (Korçë), Drobonik (Berat), Kotë (Selenicë), Kameras (Durrës), Martalloz (Memaliaj), Stadiumi dhe puset e naftës (Kuçovë), Fushë Milot (Kurbin), “Gjëmbi” (Selenicë), Lanabreges (Tiranë), Bogovë (Skrapar), Durisht (Tiranë), Barbullush (Vau Dejës), Bogiç-Palvar (Malësi e Madhe), Katundi i Ri (Durrës), Mjull Bathore (Tiranë), Hamallaj (Durrës), Parku Natyror Gërmenj (Kolonjë), si dhe midis fshatrave Nivicë, Salari e Dhëmblan (Tepelenë).

Vatra aktive

Aktualisht vijojnë të jenë aktive 4 vatra zjarri:

  • Në fshatin Pezë Helmës, bashkia Tiranë, ku janë të pranishme disa vatra të izoluara që po mbahen në monitorim nga zjarrfikësit.
  • Në fshatin Fage, bashkia Tiranë, ku zjarri është aktiv dhe në monitorim nga zjarrfikësit, forcat bashkiake dhe vullnetarët.
  • Në fshatin Miras, bashkia Devoll, ku ka prani tymi në disa zona dhe rreth 100 forca janë angazhuar për shuarjen e flakëve.
  • Në lagjen Boje, bashkia Krujë, ku dy vatra po përfshijnë sipërfaqe pyjore me pisha në zonë të mbrojtur.

Ndërkohë, vatra e zjarrit në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, është nën monitorim, ndërsa situata është e qetë dhe pa prani tymi.