Marrëdhënia më e rëndësishme që kemi gjatë gjithë jetës është ajo me veten tonë.

Nëse ndjen vazhdimisht negativitet përreth teje ose nuk je i kënaqur me asgjë, ndoshta ka ardhur koha të shikosh brenda vetes! Lexo 10 shenja që tregojnë se je toksik me veten tënde.

Nëse ndonjë nga deklaratat e mëposhtme të duket e njohur, atëherë ndoshta ke kaluar pengesën më të madhe për një marrëdhënie të shëndetshme me veten. Pasi të pranosh se diçka duhet të ndryshojë, je shumë më pranë asaj që është më e rëndësishme: të duash veten.

Sigurisht që do të duhet kohë dhe përkushtim për të arritur këtë qëllim, por do ja dalësh, sepse do të kuptosh se çfarë të bën të ndihesh mirë apo keq me veten dhe do të vendosësh kufijtë e nevojshëm. Kështu, do të mbyllet rrethi toksik i marrëdhënies me veten dhe do të hapet dera drejt një jete dhe një mendjeje më të qetë.

10 shenja që tregojnë se je toksik për veten tënde:

  1. U kushton shumë rëndësi asaj që të tjerët mendojnë për ty.

  2. Nuk i njeh kufijtë e tu dhe/ose nuk i bën të qarta kur është e nevojshme.

  3. Merr mbi vete shumë përgjegjësi që i bëjnë të tjerët të lumtur, por jo domosdoshmërisht ty.

  4. Gjithmonë dhe kudo kënaqesh me më pak.

  5. Krahasohesh me të tjerët dhe gjithmonë gjen justifikime për atë që nuk guxon të bësh.

  6. Vë në dyshim veten dhe instinktet e tua.

  7. Nuk mbron nevojat dhe kufijtë e tu.

  8. Nuk kujdesesh për trupin tënd dhe ndihesh në faj kur e bën.

  9. Heziton të shprehësh mendimet dhe idetë e tua.

  10. Lejon që njerëzit përreth teje të të pengojnë në jetën tënde.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re