Skip to content

Makina godet motorin në Fier, plagoset shoferi i motomjetit

ambulanca

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Fier, ku një automjet dhe një motor janë përplasur në një kryqëzim të qytetit.

Mësohet se automjeti tip “Volkswagen” ka goditur motorin, duke shkaktuar lëndime tek drejtuesi i tij.

Ndërkohë raportohet se i plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr kujdes mjekësor.