Policia ka hapur një hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje
Një i vdekur dhe pesë të plagosur, prej të cilëve dy rëndë. Ky është bilanci i një nate çmendurie në qytetin francez të Evreux.
Pas një sherri në një bar, rreth orës 4 të mëngjesit, një burrë që drejtonte një makinë dyshohet se ka përplasur me qëllim një grup njerëzish jashtë lokalit.
“Një person mori një makinë dhe me qëllim bëri marsh të kundërt me shpejtësi të lartë mes turmës”, deklaroi prokurori i Evreux, Rémi Coutin, për AFP, duke shtuar se tre persona janë arrestuar.
Policia franceze ka hapur një hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
