Skip to content

Kapet në ‘befasi’ nga stuhia! Trageti që udhëtonte nga Shën Naumi drejt Ohrit gjen ‘strehë’ pranë bregut shqiptar

454545787

Një traget turistik nga Maqedonia e Veriut, që po lundronte nga Shën Naumi drejt Ohrit, u përfshi papritur nga një stuhi e fuqishme që goditi zonën juglindore.

Sipas informacioneve, për shkak të kushteve të vështira anija u detyrua të afrohej në ujërat shqiptare, shumë pranë bregut. Fatmirësisht, nuk raportohen dëme.

Autoritetet doganore shqiptare kanë konfirmuar se ishin njoftuar paraprakisht nga pala maqedonase për situatën.