Skip to content

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, këmbësori në gjendje kritike

640 0 68b31ce609e39 640x375 1

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Kombit, në afërsi të Repsit, Mirditë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

I plagosuri, me inicialet A.N., ka marrë dëmtime serioze dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Raportohet se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedural.