Skip to content

Përmbyten rrugët në Lezhë, në Shëngjin ndërpritet energjia elektrike

Mëngjesi me diell i së shtunës në Lezhë u pasua nga reshje të rrëmbyeshme shiu, të cilat nisën rreth mesditës dhe vazhduan me intensitet për rreth 45 minuta. Trafiku u bllokua, veçanërisht për automjetet që lëviznin drejt e nga Shëngjini, ndërsa rrugët kryesore u përmbytën nga vërshimi i ujërave.

Në qytet, disa hyrje pallatesh u izoluan pasi niveli i ujit arriti mbi 30 cm, duke e bërë pothuajse të pamundur lëvizjen e banorëve, ndërsa pas orës 13:00, intensiteti i reshjeve u ul, duke sjellë një normalizim të pjesshëm të situatës.

Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit. Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.