Skip to content

Arrestohet 31-vjeçari që dhunoi pronarin e lokal ‘Tokyo’

Policia e Tiranes ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe një 31-vjeçar të dyshuar për ndihmë në fshehjen e të arrestuarit. Arrestimet u realizuan në Tiranë, në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pas një hetimi dhe informacionesh të siguruara në rrugë operative.

Shtetasi i arrestuar, Kid Kazazi, 30 vjeç, banues në Kavajë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky i fundit akuzohet se, më 30 maj 2025, në fshatin Fllakë, ka qëlluar me armë drejt një automjeti ku udhëtonin tre shtetas, ndër ta dhe Arbër Goreja, i cili fatmirësisht i shpetoi atentatit.

Sipas policisë, atentati kishte ndodhur për hakmarrje, pasi babai i autorit, Eqerem Kazazi, ishte goditur nga viktima Arbër Goreja. Ky sherr kishte shpërthyer në një atentat që Kid Kazazi kishte organizuar për të marrë hak.
Eqerem Kazazi ka qene ai, i cili në biseda informale mes miqsh dhe të njohurish, ndër ta edhe bashkëpunëtor policie, ka përmendur se plagosja është kryer nga djali i tij, Kid Kazazi. Ai është shoqëruar më pas në Komisariatin e Kavajës dhe ka rrëfyer gjithçka, edhe goditjen sipas tij me grusht në fytyrë nga Goreja.

Eqerem dhe Kid Kazazi, babë e bir, nuk janë të panjohur për policinë. Në vitin 2016, atëherë 21 vjeçar Kid Kazazi u plagos pas një konflikti për parkim përpara lokalit të familjes së tij në Kavajë. Përplasja, ku mori pjesë edhe babai Eqeremi ndodhi me ish-drejtorin e Zyrës së Punës, Sajmir Kurti, i cili qëlloi me armë zjarri.

Pas arrestimit të 30-vjeçarit, është arrestuar gjithashtu edhe Ferhat Kaja, 31 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar të fshehte 30-vjeçarin pas krimit. Ferhat Kaja eshte i riut që dhunoi pronarin e lokal ‘Tokyo’ në Tiranë, pas sherrit për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Laert Kasaj, u sulmua brutalisht nga disa persona në ambientet e kompleksit “Delijorgji” dh ender personat qe dhunuan Kasajn ishte dhe pronari i lokalit “Stockholm” Ferhat Kaja.

Policia ka gjetur gjatë kontrolleve dy dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi të personit tjetër, që 30-vjeçari përdori për të shmangur identifikimin. Po ashtu, gjatë kontrollit fizik të 31-vjeçarit, u gjet dhe një sasi municioni luftarak.

Operacioni vijon për të zbardhur më tej të tjera detaje lidhur me këtë rast, ndërsa dy të arrestuarit pritet të dalin para drejtësisë për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.