Një sulm i rëndë ajror goditi spitalin Nasser në Gazën jugore, duke vrarë të paktën 15 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Mes viktimave janë dhe disa gazetarë.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë, pati dy sulme të njëpasnjëshme. I pari shënjestroi katin e katërt të spitalit, ndërsa i dyti ndodhi ndërsa ambulancat dhe punonjësit e shpëtimit po përpiqeshin të merrnin të plagosurit dhe të vdekurit. Autoritetet e Gazës raportuan “viktima të shumta”.
Spitali Nasser, i vendosur në Khan Younis, ka duruar sulme dhe granatime gjatë gati dy viteve të luftës.
Kjo nuk është hera e parë që spitali është shënjestruar. Qershorin e kaluar, një sulm izraelit vrau tre persona, me Izraelin që pretendoi në atë kohë se ishte një “sulm i synuar” kundër militantëve të Hamasit.
⚠️⚠️⚠️
UNPRECEDENTED
Targeting Civil Defence officers and paramedics by Israeli jets while evacuating casualties following Israeli bombing of Nasser Hospital! pic.twitter.com/dVgOvDqsXo— Mr. Alam (@sarware47763) August 25, 2025
Sipas rrjetit televiziv Al Jazeera, një nga kolegët e tij, kameramani Mohamed Salameh, ishte midis të vdekurve. Në një deklaratë të postuar në Instagram, rrjeti konfirmoi vdekjen e tij. Gjithashtu tha se gjithsej tre gazetarë u vranë në sulm.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se një gazetar që punonte për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters ishte midis viktimave, pa dhënë detaje të mëtejshme. /tesheshi.com/
