Skip to content

“Jemi besnikë të BE”, Rama në forumin e Bledit në Slloveni: Europa, makineria më e jashtëzakonshme burokratike

Kryeministri Edi Rama në forumin e Bledit të mbajtur në Slloveni u shpreh se politika e Jashtme e Shqipërisë është e harmonizuar me Europën.

“Në Europë nuk jemi mësuar që të kemi një shtet sipërmarrës, pra ne kërkojmë më shumë para nga buxheti, më shumë shpenzime, më shumë borxh, pastaj më shumë para e shpenzime e kështu me radhë. Pra edhe ato duhet të bëhen bashkë me sipërmarrësit dhe të bëjnë para për ta, për interesin e tyre dhe institucionet nga ana e tjetër për interesin publik. Ata që janë brenda BE duhet të përpiqen të jenë më të lumtur sepse është një vend i mirë për të gjithë ata që janë aty. Por këta patologët duhet të specialozohen paksa, njëri duhet të jetë onkologu, njëri patologu e kështu me radhë për t’u kujdesur për të gjithë shqetësimet”, tha ai.

Më tej kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, shtoi se Europa duhet të punojë për të gjetur një ekuilibër.

“Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike e administratës që mund të jetë një gjë e mirë”, tha ai.