Skip to content

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në aksin Fier-Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

fa3f5431 260a 4a14 8120 844d4749255a 770x417 1

Ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, e reja me banim në Napoli është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”.

Njoftimi i policisë:

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fshkaktoi aksidentin me dy viktima ne aksin fier vlore arrestohet 28 vjecarja italiane%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebDrejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.