Sarandë- Një shtetas francez ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit. Dyshohet se 28-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe ka humbur ekuilibrin, më pas është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Butrinti” në Sarandë.
Sakaq materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
