Skip to content

Lamtumirë mjeshtër Anagnosti! Mbyllen homazhet për regjisorin e shquar shqiptar

Tiranë- Janë mbyllur homazhet për regjisorin e shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti.

Angnosti do të varroset në Vuno të Himarës. Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme, qeveria shpalli të martën ditën zie.

Regjisori la pas një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.

Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime ndërkombëtare në Itali.