Skip to content

Këmbimi valutor: Rritet euro, me sa shiten e blihen monedhat e tjera

euro 1

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë të martë, 2 shtator, euro blihet në tregun valutor me 97.1 lekë dhe shitet me 98.2 lekë.

Monedha evropiane ka shënuar një rritje të lehtë pasi ndodhej prej disa javësh në një nivel të pandryshueshëm tregtimi, ku blihej me 96.5 lekë dhe shitej me 97.5 lekë.

Dollari amerikan blihet në tregun valutor me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë.

Paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë, ai blihet në tregun valutor me 111.4 lekë dhe shitet me 113 lekë.

Ndërkohë që franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, ku blihet me 103 lekë dhe shitet me 104.5 lekë.