Ndërsa aksioni për lirimin e hapësirave publike nga çadrat ose tendat e vendosura nga pronarët e lokaleve vijon, kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje edhe të gjithë atyre që shprehen se aty ku janë hequr tendat dhe çadrat, vijojnë të jenë karriget.

Në një postim në rrjetet sociale këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se edhe karrigeve do t’u vijë radha, ndërsa do të përcaktohen kushtet e reja për vendosjen e tyre jashtë.

Kryeministri ka njoftuar krijimin e “Fondit të Gjelbër” nga qeveria ku për çdo karrige që do të vendoset nga bizneset në hapësira publike, do të kërkohet një kontribut me një pemë në këtë fond.

Postimi i plotë i Ramës:

“Atyre që shqetësohen për karriget u them: bëni durim. Shpejt u vjen radha, së bashku me kushtet e reja për vendosjen e karrigeve jashtë. Por si fillim, mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re