Skip to content

Zhdukja e Miklovan Dakajt në Marbella/ ‘Dyshohet se është vrarë’, Leka: Rezulton i dënuar në Itali, kishte kontakte me Jurgen Drazhin

Autoritetet spanjolle kanë gjetur trupin e pajetë të 30 vjeçarit Miklovan Dakaj i cili rezulton i zhdukur që prej datës 11 maj të këtij viti.

Gazetari i ABC Neës Ervin Leka ka nxjerë në dritë detaje të reja nga zhdukja e tij, ku përmendi se dyshohet se Dakaj është vrarë, por priten provat biologjike për konfirmim.

Më tej, Leka shtoi se 30 vjeçari Dakaj me origjinë nga Shkodra rezulton i dënuar 3 muaj nga autoritetet italiane për lëndë narkotike, ndërkohë që në Shqipëri nuk rezulton i skeduluar.

“Ende nuk kanë dalë në një konkluzion autoritetet derisa të kenë një konfirmim zyrtar. Dyshimet janë se 30 vjeçari mund të jetë vrarë, por priten provat biologjike edhe përmes provave që janë marrë nga familjarët. Ky person njihet nga autoritetet italiane me një dënim 3 muaj, ka jetuar prej shumë kohësh në Itali ku së fundmi është vendosur në Marbella me familjen e tij ku ka vijuar aktivitetin kriminal ku po heton dhe lidhjet e fundit.

Janë të bindur se 30 vjeçari nga Shkodra është vrarë. Në 11 maj është komunikimi i fundit me familjarët dhe denoncimet kanë ardhur nga bashkëshortja. Në telefonin e saj ka ardhur një mesazh i rëndë ku thuhej që trupi të mos kërkohej më. Ende nuk dihet se kur mund të jetë vrarë, por dijmë vetëm datën kur është gjetur.Në Shqipëri rezulton që nuk është i dënuar, as i skeduar nga policia e Shkodrës dhe nga policia e Shtetit.”

Gazetari Leka tha se Dakaj kishte kontakte me persona të skeduluar të botës së krimit si Jurgen Drazhi i cili është arrestuar në muajin gusht. Leka tha më tej se në Amerikën    Latine janë vrarë 6 shqiptarë të cilët kishin role kyçe në transportin e lëndëve narkotike.

“Në Spanjë konfirmohet se ka pasur kontakte me persona të skeduar, si Jurgen Drazhi i cili është i arrestuar në muajin gusht. Drazhi kishte aktivitet në Itali dhe dera kryesore ishte dhe në Spanjë e importit të kokainës. Një nga porta hyrëse ka qenë porta hapëse e Marbellës.

Kemi pasur emra pafund në zonën e Spanjës, kemi pasur raste të vrasjes së shqiptarëve që kanë qenë pjesë e trafikut dhe në Shqipëri kanë qenë të pastër. Në Amerikën Latine janë vrarë së fundmi 6 shqiptarë që kanë qenë pika kyçe në transportin e lëndëve narkotike.”