Skip to content

EMRI/ Në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 38-vjeçari

Malësi e Madhe- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia për kultivim të lëndëve narkotike.

38-vjeçari, Vasel Mecaj banues në fshatin Vukpalaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në muajin gusht 2021, ka kultivuar 2000 bimë narkotike në territorin e fshatit Mukset, njësia administrative Shkrel.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.