Skip to content

Ujësjellësat/ Balluku: Fragmentimi ndër problemet kryesore. Në dy vite arritëm rezultate të prekshme

Balluku: Krahasimi që kemi marrë 2020, si viti i fundit kur nisëm të implementojmë reformën. Fragmentimi ndër problemet kryesore që kemi identifikuar. 15 ndërmarrjet e krijuara, kanë arritur që vetëm në dy vite, kemi arritur të kemi rezultate të prekshme, që kanë të bëjnë me optimizimin e financave të këtyre ndërmarrjeve.

Ndërkohë përvec fragmentimit, problematike kanë qenë borxhet e larta. Niveli i shlyerjes së faturës ishte vetëm 51 %, në rang vendi arrin në 13.6 miliardë.

Situata në 2020 kur Ujësjellës Kanalizime në Kukës kishin nivel të shlyerjes së faturës vetëm 9 % ndërsa Gjirokastra vetëm 37%. Kjo reflektohej në mungesë të furnizimit të qëndrueshëm.

Ndërkohë uji pa të ardhura arrinte nivelin 65.4 % në tërësi të territorit. Deri në 2020, norma e ulët e arkëtimit karakterizonte gjithë sektorin.

Tjetër fenomen ka qenë faturimi aforfe që bëhej pa asnjë analizë apo metodologji, ishte një vendim që merrej nga këshillat bashkiak, pa analizuar, investimet, kostot e mirëmbajtjes etj.

Këtë vit do të marrë zgjidhje mungesa e shërbimeve të unifikuara dhe të standartizuara. Qëllimi dhe përmbajtja e fazës së parë të reformës është përmbyllur, por duke na vënë para një përgjegjësie të re.