Skip to content

Çmendet shqiptari në Itali, merr peng pallatin dhe kërcënon me shpërthimin e bombolave të gazit

640 0 screenshot 2025 09 03 202246 1756923790

Një shqiptar mbajti peng banorët e një ndërtese në Itali për disa dhjetëra minuta, duke kërcënuar se do të shpërthente bombolat e gazit. U desh ndërhyrja e karabinierëve pas dështimit të negociatave për ta arrestuar.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në Acate të italisë. Shqiptari, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, nisi të kërcënojë të banorët se do ta hidhte në erë ndërtesën.

U deshën gjashtë anëtarë të karabinierëve për ta neutralizuar dhe për ta trajtuar nga ndihmësit mjekësorë. Fatmirësisht, përveç panikut të banorëve, asnjë nuk u lëndua.