Skip to content

Marjana Kondi tregon shumën e marrë në “2 gisht mjaltë”

mari2

 

 

Marjana Kondi tregon shumen e marre ne “2 gisht mjalte”

Aktorja e njohur Marjana Kondi ka komentuar së fundmi pagën e marrë për rolin e saj në filmin “2 Gisht Mjaltë”.

 

1556395064 841 Marjana Kondi tregon shumen e marre ne “2 gisht mjalte”

E ftuar së fundmi në emisionin “Trokit”, Marjana komentoi edhe deklaratën saj të bërë më parë në emisionin “Xing me Ermalin”, se ishte paguar 50 euro, duke thënë se ishte një shaka nga ana e saj.

“Pagesa ime? Unë mora vetëm 10 euro, jam shumë e kënaqur”– u shpreh Marjana duke qeshur.

 

1556395064 613 Marjana Kondi tregon shumen e marre ne “2 gisht mjalte”

Pyetjes nëse do të ishte e gatshme të merrte pjesë në filmin e dytë, nëse do të ketë një të tillë “2 Gisht Mjaltë”, aktorja u përgjigj sërish me humor: “Po, do ta bëja filmin e dytë. Do ta bëja vetëm me 1 euro, si ajo, Shqipëria 1 euro”.

 

1556395064 654 Marjana Kondi tregon shumen e marre ne “2 gisht mjalte”

“2 gisht mjaltë” ështe një film i zhanrit Komedi flet për një çift me të ardhura mesatare, të cilët bëjnë një dasmë dhe një muaj mjalti që nuk iu shkon aspak mirë. Ata mundohen të realizojnë muajin e mjaltit në Karaibe, por një gabim në blerjen e biletave i bën që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet.

Po ashtu, në kastin e këtij produksioni qe zgjat 101 minuta ka edhe emra të njohur si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, e të tjerë.

Në këtë film merr pjëse edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, teksa celebron çiftin. Komedia po shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=KqtsTZQdtOg?feature=oembed&w=640&h=360]