Skip to content

Laboratori i drogës në Frakull/ Arrestohet në Kolumbi “kimisti”, udhëhoqi procesin teknik për nxjerrjen e kokainës

Kolumbi- Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “kimisti”, është arrestuar nga policia Kolumbianë. Operacioni për arrestimin e tij u koordinua me zyrat kombëtare të Interpolit në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri.

Ky shtetas u arrestua pasi ishtë në kërkim si pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të Komunës në Frakull të Fierit, Viktor Çervanaku.

Kujtojmë se banesa që ishte kthyer në laborator droge është në pronësi të Viktor Çervanaku. Operacioni ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze bëri të mundur kapjen e një sasie të madhe droge të fshehur në një sasi prej 400 kilogram pleh kimik në Tivar, ndërkohë që u zbulua dhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit, ku u arrestuan 15 persona.