Kryeministri i Shqipërisë:
Ne të gjithë së bashku, dhe qeveria e re do jetë fokusuar, duhet të qëndisim fustanin e gjelbër të Shqipërisë në të gjithë pjesët ku e kemi shqepur dhe ku kemi bërë copë copë duke harruar që bukuria dhe hiret e Shqipërisë janë aseti më i madh. Luksi i Shqipërisë është ky: është bukuria e vet, është tradita e vet. Turizmi luksi bëhet duke kthyer natyrën dhe bukuritë e saj në asete duke rritur çmimin dhe këtë do ta shohim të gjitha përmasat, që nga rrugët kombëtare ku ka filluar lirim i buzë-rrugëve dhe ku do vazhdojmë me pas me gjelbërimin e tyre, nga krijimi i fidanishteve në tokat buzë-rruge, ku faktikisht nuk ka ndërtim dhe nuk ka prodhim dhe tek futja e natyrës më shumë në qytete”, tha Rama.
