Skip to content

“Tuneli i Murrizit, nivel rekord”, Balluku u përgjigjet kritikave: Çmimi i një kalimi në tunelin e Llogarasë për autoveturat është 250 lekë me tvsh

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se investimet në infrastrukturë kanë nxitur turizmin në vend.

Ajo u ndal te ndërtimi i rrugës së Arbrit, e cila siç tha ajo ka ndikuar në një rritje të madhe të qarkullimit drejt Bulqizës.

“Në Bulqizë është zbuluar një varr monumental, që do ta kthejë këtë destinacion, në një definicionet të turizmit arkeologjik. Shifra më e lartë e këtij sezoni nga tuneli i murrizit, ishte 17 gusht, dhe shifra është 190 50 automjete që lëvizin drejt Dibrës. Ky është një fakt i pakontestueshëm, që se si infrastruktura nxit turizmin edhe në zona ku as nuk mendohej me parë.”, tha ajo.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u ndal dhe tek tuneli i Llogarasë. Ajo hodhi poshtë spekulimet rreth vlerës së çmimit që do paguhet për një kalim në këtë arterie rrugore.

Sipas Ballukut, kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me tvsh dhe jo 10 euro.

“Janë 1 milion automjete në tre muaj në tunelin e Llogarasë.Përmes një analizë të gjerë, të thellë, të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me tvsh, as dhjetë euro, as  pesë euro,.as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. kategoritë më të mëdha si, autobusët, trajlerat do kenë çmime të posaçme sipas studimit të fizibilitetit.”, theksoi ajo.