Skip to content

Makina godet këmbësorët në Gjermani, lëndohen tre fëmijë dhe shoqëruesi i tyre

d68be2a6 066a 43e2 bc1e 4032b70e74a6 1140x570 1

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berlin ditën e sotme. Sipas mediave vendase, një makinë përplasi një grup njerëzish në trotuar. 

Incidenti ndodhi rreth orës 13:10 sipas orës lokale në Seestraße, një rrugë në Berlin-Ëetting, në veriperëndim të qendrës së qytetit.

Sipas Bild, një BMW përplasi një grup fëmijësh, të moshës midis 7 dhe 8 vjeç, ndërsa po bënte një kthesë.

Tre nga 15 fëmijët në vendngjarje u plagosën dhe u dërguan në spital.

Bild raporton se shoqëruesi i tyre u plagos rëndë.

Policia po heton ende rrethanat e sakta të incidentit.

Shoferi i automjetit u arrestua në vendngjarje.

Shërbimet gjermane të emergjencës thanë se ishte një aksident. Shoferi u mor në pyetje dhe nuk u lëndua.