Skip to content

I dogji makinën 43-vjeçares, vihet në pranga i riu


Policia ka arrestuar një 34-vjeçar, i identifikuar si Danjel Bushka. Blutë bëjnë me dije se i riu i ka vënë flakën automjetit në pronësi të një 43-vjeçareje, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Autori përballet me akuzat për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Njoftimi:

 

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “The Arsonist”.
Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.
Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi Danjel Bushka 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.