Skip to content

Rrihet brutalisht me shufra hekuri një person në Mitrovicë, arrestohen dy persona


Dy persona janë vënë në pranga, pasi kanë sulmuar një person tjetër duke e goditur me shufra hekuri, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:50 në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dëmtuari, një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.