Skip to content

Negociatat me BE/ Shqipëria drejt çeljes së të gjithë kapitujve

Shqipëria çel të gjithë grupkapitujt e negocimit me BE-në. Burime për Report tv bëjnë me dije se më 16 shtator Shqipëria do të ulet në konferencën e radhës ndërqeveritare për të çelur grupkapitullin e “Axhendës së Gjelbër” datë e cila është konfirmuar zyrtarisht.

Ndërsa konferenca e radhës për çeljen e grupkapitullit të fundit, “Bujqësia dhe Kohezioni”, pritet të mbahet në 2 tetor, kjo është data e projektuar dhe miratuar në parim.

Në këtë mënyrë Shqipëria çel të gjithë grupkapitujt e negocimit me BE-në.