Skip to content

Kriza politike në Kosovë/ Kushtetuesja pezullon çdo veprim për formimin e qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit, përmes së cilës iu ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e procedurave për formimin e qeverisë së re.

Masa do të jetë në fuqi nga 5 shtatori deri më 30 shtator dhe u vendos nga gjykata në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe. Kushtetuesja tha se e pranoi kërkesën për masë të përkohshme, sepse ajo i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.

9 deputetët e Listës Serbe dhe deputeti goran, Adem Hoxha iu drejtuan Kushtetueses me kërkesë më 30 gusht lidhur me votimin për nënkryetarin serb, i vetmi që nuk është zgjedhur nga 5 nënkryetarët në total.

Ankesa e Listës Serbe erdhi pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga komuniteti joserb dhe serb.