Skip to content

PËRVJETORI/ 33 vjet nga Çernobili: katastrofa që mund të ish parandaluar

Cernobil Ukrajina Nuklearna Elektrana Katastrofa Foto Twitter3

U mbushën 33 vjet që nga katastrofa bërthamore në qytetin ukrainas të Çernobilit. Ishte një nga tragjeditë më të mëdha në këtë pjesë të Evropës, që autoritetet sovjetike u përpoqën t’ja fshehin publikut.

Shpërthimi ndodhi gjatë testimit të sigurisë në një central bërthamor që ishte vendosur njëqind kilometra nga kryeqyteti i Ukrainës.

Ekziston një teori sipas së cilës katastrofa u shkaktua gjatë kontrollit të shkallës në të cilën është kërkuar sasia minimale e ujit për ftohjen e reaktorit.

Duke mos ditur se çfarë po ndodh, ukrainasit dhe një pjesë e rëndësishme e popullsisë së Evropës u ekspozuan ndaj grimcave të rrezikshme për dhjetë ditë. Tre dekada më vonë, rrezatimi nuk është ndalur.

Është vlerësuar se një e katërta e kontinentit të vjetër u mbulua nga këto grimca.

Pasojat shëndetësore u ndien më shumë nga bjellorusët sesa nga ukrainasit. Në pjesën jugore të Bjellorusisë pas katastrofës, lindja e parkohshme e fëmijëve u bë më e shpeshtë. Ato lindën me probleme të ndryshme shëndetësore dhe numri i pacientëve me kancerit u rrit me 30 herë.

Thuhet se që në vitin 1975 autoritetet sovjetike e dinin se kishte një dëmtim të pjesshëm të reaktorit 1, i cili mund të rezultonte me shpërthimin e tij, gjë që më pas ndodhi.

Raporti i Kombeve të Bashkuara i vitit 2005 tregoi se më shumë se katër mijë njerëz vdiqën në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi si rezultat i rrezatimit.

Jo vetëm pati humbje jetësh njerëzore, por mjedisi u dëmtua gjithashtu. Shumë kafshë dhanë shpirtdhe pyjet përreth ndryshuan ngjyrën.

Megjithatë, ekspertët vunë në dukje se gjatë viteve 1990, speciet autoktone që kishin ekzistuar para katastrofës ishin kthyer në zonë.