Lija është një infeksion i rrallë viral, i transmetuar kryesisht nga kafshët e egra që gjenden në pjesë të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore.
Lija e majmunit nuk është më një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Lija e majmunit është një infeksion i rrallë viral, i transmetuar kryesisht nga kafshët e egra në pjesë të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore. Transmetohet nëpërmjet kafshimit ose gërvishtjes së një kafshe të infektuar (kryesisht një brejtësi) dhe, më rrallë, nëpërmjet konsumimit të mishit të pagatuar mirë ose nëpërmjet kontaktit me lëkurën ose gëzofin e një kafshe të infektuar.
Transmetimi nga njeriu te njeriu ndodh nëpërmjet kontaktit me lezione të lëkurës/lëngjeve trupore të një personi të infektuar, veçanërisht nëpërmjet marrëdhënieve seksuale dhe/ose objekteve të kontaminuara, si dhe nëpërmjet pikave të frymëmarrjes që vijnë si rezultat i kontaktit të ngushtë të zgjatur. Periudha e inkubacionit për sëmundjen është 6 deri në 13 ditë, me një interval prej 5 deri në 21 ditë.
“Ky vendim bazohet në rënien e vazhdueshme të rasteve, duke përfshirë Republikën Demokratike të Kongos dhe vende të tjera të prekura, si Burundi, Sierra Leone dhe Uganda”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.
