Deklarata e Berishës:”Natyrisht, sot jam këtu për një ngjarje që është censuruar në mënyrë të tmerrshme nga mediat kryesore të vendit, ndërkohë që ajo po rezonon në të gjithë mediat botërore.

Dje, Inspektori i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë publikoi raportin për veprimtarinë kriminale të dosjes shqiptare të famëzoit McGonigal dhe Edi Ramës.

Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm ka dy elemente shumë të rëndësishme që duhet të mbahen parasysh:

Së pari, zbuloi me terma konkrete aktivitetin e McGonigal si një agjent i paregjistruar kinez, duke bashkëpunuar me Dorian Duçkën. Për lidhjet e tij me rusët, kjo ka qenë gjithashtu e njohur.

Së dyti, raporti zbulohet një dimension të papërmendur për dy shtetas izraelitë dhe një izraelito-afrikan (senegalez, apo ndoshta nga një tjetër kombësi), të cilët janë pjesë e enturazhit të Edi Ramës, me shumë mundësi.

Së pari, Inspektori i Përgjithshëm konfirmon se McGonigal është takuar dy herë në Shqipëri dhe një herë në Nju Jork me Edi Ramën, për të cilin miqësia me McGonigal ishte një burim krenarie publike.

Ai ka kryer veprimtari të përbashkët kriminale me Edi Ramën, së pari, për pagesat që ka marrë në luftën kundër opozitës shqiptare.

Së dyti, në ndërhyrjet për ndryshimin e licencave të naftës, duke sjellë shumave të jashtëzakonshme që mund të quhen marramendëse.

Së treti, në angazhimin e institucioneve amerikane për hetime private në emër të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Vjenë.

Pra, për ata që përpiqen të paraqesin se kreu i organizatës kriminale Ramaduro-McGonigal nuk ka shkelur ligjet amerikane, mund të them vetëm se po diskreditoni veten tuaj.

Të korruptosh një punonjës të lartë të SHBA, një zyrtar që ka për detyrë të mbrojë qytetarët amerikanë nga korrupsioni, është një krim i rëndë sipas ligjit amerikan, ligjit shqiptar dhe ligjit të çdo vendi.

Të heqësh licencën një kompanie dhe t’ia japësh një tjetër me kërkesë të McGonigal, duke bërë që Shqipëria të marrë një gjobë prej dhjetëra milionë dollarësh nga kompania e mëparshme, është një krim i rëndë sipas ligjit shqiptar dhe ligjit amerikan.

Po ashtu, të përdorësh FBI-në kundër opozitës, për hetime ndaj opozitës, ndërkohë që ajo nuk ka për detyrë të merret me këtë, është një krim i rëndë antikushtetues. Ke përdorur forcën e institucioneve më të fuqishme hetuese në botë për të sulmuar pluralizmin politik në Shqipëri.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re